Breaking News

Salehi: Amerika mundohet të anulojë marrëveshjen me shpenzimet e Iranit

Amerika mundohet që me shpenzimet e Iranit të anulojë marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit.

Kështu deklaroi Ali Akbar Salehi kryetar i AEAI i cili vuri në dukje se Amerika është e pabesueshme dhe qëndrimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore janë pa vend. Salehi rikujtoi se presidentit Donald Trump nuk ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe shtoi se veprimet e fundit të presidentit amerikan konsiderohen shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe Republikës Islamike të Iranit me padyshim do të japë reagimin e saj të duhur. Kreu i AEAI vuri në dukje se ANEA është i vetmi organ përgjegjës për monitorimin e çështjes bërthamore dhe shtoi se Jokia Amano duke pasur parasysh sjelljen dhe qëndrimin e Amerikës, ka një përgjegjësi të veçantë. Trump mban qëndrime armiqësore kundër Iranit në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, OKB dhe KS i OKB kanë konfirmuar faktin se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar angazhimet e saj në marrëveshjen bërthamore. Edhe Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, pasi ka vënë në dukje se marrëveshja bërthamore i përket Bashkësisë Ndërkombëtare, ka thënë  se kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet.

Advertisements