Breaking News

Protesta në Amerikë kundër Donald Trump

Me mijëra protestues të mbledhur në Los Angelos, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Donald Trump.

Me mijëra protestues amerikane përveç dorëheqjes së Trump kanë kritikuar situatën raciste të krijuar në vend. Nga ana e tij presidenti i SHBA Donald Trump ka dënuar racizmin dhe është shprehur se drejtësia do të veprojë mbi ata që shkelën ligjin. Deklarata erdhi pas kritikave që shoqëruan komentin e presidentit pas dhunës së shfaqur kohët e fundit nga ana e policisë amerikane. Trump garantoi qytetarët se fëmijët e tyre do të rriten në një shoqëri pa dhunë. Pas kritikave se nuk dënoi grupet e supremacisë së bardhë, pas protestave në Virxhinia ku mbeti e vrarë një protestuese, presidenti i ShBA-së Donald Trump, në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, dënoi dhunën raciste dhe garantoi se drejtësia do të veprojë për ata që shkelën ligjin. Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës, Trump tha se ShBA gjithmonë ka treguar vizionin e bashkimit dhe se është kundër dhunës.

Advertisements