Breaking News

Gylen: Erdogan kërkon udhëheqjen e botës islame

Kleriku turk Fethulla Gylen ka kritikuar politikat e presidentit të Turqisë dhe ka deklaruar se Erdogani është një i marrë pas ëndrrës së udhëheqjes së botës islame.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Fethulla Gylen, kleriku opozitar i qeverisë së Turqisë, në një intervistë me gazetën “Al-Ahram” të Egjiptit, ka thënë: “Kjo nuk është e fshehur për askënd se Erdogan ëndërron udhëheqjen e botës islame. Ndërhyrjet e hapura të tij në punët e brendshme të vendeve fqinjë dhe të vendeve të tjera është bërë e hapur për të gjithë dhe mendoj se asnjë vend nuk do të jetë i kënaqur me ndërhyrje të tilla”. Në lidhje me aleancën mes Turqisë dhe Katarit, Gylen tha se kjo aleancë më tepër është në bazë të interesave politike të liderëve të të dy vendeve dhe jo në bazë të interesave të popujve të tyre. Aktualisht është shumë e vështirë të flitet për një stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë. Ky vend në mënyrë të vazhdueshme ndryshon qëndrimet e tij me vendet mike. Nuk mendoj se Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit deri më tani të ketë bërë ndonjë veprim në interes të rajonit dhe të myslimanëve. Qeveria aktuale e Turqisë duke keqshfrytëzuar ndjenjat fetare dhe problemet e rëndësishme të njerëzve, po përdor Vëllazërinë Myslimane për të shtrirë ndikimin e vetë në të gjithë botën myslimane. Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar shumë fjalë me pasion të luftës rreth Palestinës nga ana e Erdoganit sidomos në lidhje me Gazën, por në realitet a janë realizuar fjalë të tilla dhe çfarë është rezultati i tyre? Erdogan në administrimin e vendit po bazohet në forcën e një koalicioni pragmatik dhe në qasjen makiavelistë si dhe në media vetëm me një zë, ndërsa po përdor pushtetin për shtypjen e opozitarëve”, tha ndër të tjera Fethullah Gylen.

Advertisements