Breaking News

Abdulahian: Në rajon po formohet një komplot i ri

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare deklaroi se pas fitores së rezistencës kundër grupit terrorist ISIS, në Siri, Irak dhe Liban po krijohet një komplot i ri.

Husein Amir Abdulahian, në një intervistë për kanalin e parë të RTV të Republikës Islamike të Iranit IRIB deklaroi se dorëheqja e Saad Haririt kryeministrit të Libanit, është bërë në kuadër të planit të regjimit sionist, Amerikës dhe Arabisë Saudite për tu përballur me fitoren e boshtit të rezistencës kundër terrorizmit takfirist dhe është një veprim që u krye në kuadër të qëllimeve të regjimit sionist në Liban. Saad Hariri, kryeministër i Libanit ditën e shtunë ka dhënë dorëheqjen e tij në Riad të Arabisë Saudite. Ai pas dhënies së dorëheqjes akuzoi Iranin dhe Hezbullahun si shkaktarë të kësaj dorëheqjeje. Asistenti i kryetarit  të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare tha se plani i dorëheqjes së Saad Haririt ka për qëllim që të destabilizojë Libanin me qëllim që Amerika, Arabia Saudite dhe regjimi sionist të mund të realizojnë planet e tyre. Deklarata e Saad Haririt kundër Iranit dhe Hezbullahut është vazhdim i skenarit të improvizuar nga presidenti amerikan dhe që ndiqet me intensitet nga ana e sauditëve dhe nga sionistët.

Advertisements