Breaking News

Miliona pelegrinë iranianë futen në Irak

Mbi 2 milionë pelegrinë iranianë po marshojnë drejt qytetit të shenjtë irakian të Qerbelasë për të kryer ceremoninë e Arbainit të Imam Huseinit (as), një nga ritet më të nderuara fetare në kalendarin islamik.

Të premten, pelegrinët iranianë u mblodhën në kalimin kufitar Mehran për të kaluar në Qerbela për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore të Arbainit huseinian, ditën e 40-të pas përvjetorit të martirizimit të Imam Huseinit, Imamit të tretë të myslimanëve shi’itë . Arbaini kremtohet 40 ditë pas Ashures, dita e dhjetë e muajit hënor të  Muharremit, kur nipi i Profetit Muhamed (savs) u martirizua nga duart e tiranit të kohës, Jezidi, në shekullin e shtatë të hixhrit. Ceremonia e Arbainit është tubimi më i madh njerëzor në botë ku marrin pjesë miliona pelegrinë nga Irani, Iraku dhe nga te gjitha vendet e botës. Një numër i madh iranianësh udhëtojnë çdo vit në Irak, duke ecur në këmbë në distancën midis qyteteve të shenjta të Naxhafit dhe Qerbelasë, ku organizojnë ceremoninë e Arbainit, e cila përkon me 10 nëntor të këtij viti . Në këtë marshim, të devotshmëve u bashkohen myslimanët nga vendet e tjera, si dhe pasuesit e grupeve të tjera fetare si të krishterët.

Advertisements