Breaking News

Këshilltari i shtabit elektoral të Donald Trump pranon se është takuar me zyrtarët rusë

Carter Page, një këshilltar i politikës së jashtme e shtabit elektoral të kreut të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar, i tha një Komiteti të Informacionit të Dhomës së Përfaqësuesve se kishte takuar zyrtarë rusë në korrik 2016 kur ka vizituar Moskën.

Gazeta amerikane News York Times raportoi: “Një burim i mirëinformuar, raportoi nga seanca e Kongresit, se Carter Page, pak kohë pas udhëtimit të tij në Rusi, i dërgoi një e-mail një këshilltari të shtabit elektoral të Donald Trump duke shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me takimet me zyrtarët qeveritarë, ligjvënësit dhe drejtuesit e biznesit në Rusi. Page konfirmoi në një intervistë se ai ishte takuar me rusët, por e kishte nënvlerësuar rëndësinë e këtyre takimeve.

Advertisements