Breaking News

Ish-ambasadori amerikan në Siri: Uashingtoni nuk i kupton marrëdhëniet Iran-Irak

Ish-ambasadori i SHBA në Siri, në përgjigje të përpjekjeve të fundit nga zyrtarët amerikanë, në veçanti Rex Tillerson, për të minuar marrëdhëniet Iran-Irak, pranoi se Uashingtoni nuk ka një kuptim të drejtë të marrëdhënieve Iran-Irak.

Robert Ford, ish-ambasadori i SHBA në Siri argumentoi se Tillerson po kërkonte të provokonte ndjenjat patriotike të Irakut ndaj Republikës Islamike të Iranit, por “e djallosi punën”. Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson,  më 26 tetor udhëtoi në Bagdad ku i bëri thirrje qeverisë irakiane për të kundërshtuar atë që pretendoi të jetë influenca e Iranit. Kryeministri irakian Heidar Abadi, të hënën më 30 tetor, deklaroi se pretendimi mbi praninë e trupave iraniane në Irak është i pabazuar. Amerikanët gjithmonë duan të minojnë lidhjet strategjike midis Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut, por Bagdadi nuk i kushton shumë vëmendje kërkesave të amerikanëve. Shumë zyrtarë irakianë, përfshirë Heidar Abadi dhe Salim al-Xhaburi, kryetar i parlamentit irakian, kanë shprehur në mënyrë të përsëritur mirënjohjen për ndihmat e Iranit për Irakun në luftën kundër terrorizmit.

Advertisements