Breaking News

Rabinët kundërshtarë të Izraelit: Regjimi sionist mendon për zhdukjen e fesë jahude

Agjencia e lajmeve ISNA raporton se në të njëjtën kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vizitoi Britaninë, një numër rabinësh hebrenj manifestuan për kundërshtimin e kësaj vizite  dhe e akuzuan regjimin sionist se përpiqet të zhdukë fenë e judaizmit.

Së bashku me rabinët hebrenj edhe një numër i hebrenjve britanikë protestuan përpara zyrës së kryeministres britanike Teresa May, në Londër. Demonstruesit mbanin parulla ku dënoheshin idetë anti-jahude të sionistëve. Në një nga këto parulla, shkruhej: “Sionizmi dhe Judaizmi kurrë nuk do të jenë të bashkuar”. Një rabin hebre gjithashtu shtoi se regjimi i Tel Avivit është duke u përpjekur të zhdukë të gjithë fenë e judaizmit dhe synon ta kthejë të gjithë kombin hebre në një komb të pafe për të lënduar të tjerët.

Advertisements