Breaking News

Presidenti iranian ka refuzuar kërkesën për takim me Donald Trump

Siç shkruan gazeta amerikane Washington Post, presidenti iranian Hasan Ruhani ka refuzuar një ofertë të presidentit amerikan Donald Trump për një takim direkt mes tyre.

Kjo gazetë shkruan se në margjinat e sesionit vjetor të AP të OKB në Nju Jork në shtator 2017, administrata amerikane i kishte kërkuar presidentit francez të ndërmjetësonte për një takim direkt mes presidentit iranian dhe atij amerikan. Washington Post shkruan: “ Pasi Donald Trump mbajti një fjalim me plot deklarata anti-iraniane në takimin vjetor të AP të OKB, administrata amerikane kërkoi takim direkt me presidentin iranian z. Hasan Ruhani, dhe kjo kërkesë i është dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron nga sekretari i DASH, Rex Tillerson”. Siç shkruan gazeta amerikane Washington Post, përgjigja e iranianëve ndaj kësaj kërkese ishte një “jo” e prerë.

Advertisements