Breaking News

Në Pejë dhe Gjilan digjet flamuri i Maqedonisë

Dënimi me 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm , ndaj pjesëtarëve të “Grupit Kumanova”, ka nxitur reagime tek qytetarët dhe familjarët e të dënuarve.

Më herët në qytetin e Gjilanit, grupi i tifozëve “Skifterat” dogjën flamurin e Maqedonisë në shenjë revolte ndaj këtij vendimi. E të njëjtën gjë e kanë bërë edhe disa nga qytetarë të Pejës, të cilët kishin dalë të protestonin për të kundërshtuar këtë vendim që ata e cilësojnë si të padrejtë. Protesta ishte organizuar nga disa qytetarë në bashkëpunim me familjarët e Valdet Zekajt-Valit, i cili sot u dënua me burg të përjetshëm. Vajza e tij, Melisa Zekaj ka thënë se si familjarë e kanë pritur tepër rënd vendimin për burgim të përjetshëm të babit të saj. “E kemi pritur tepër rënd këtë vendim drastik. Unë e di që ai nuk ka bërë asgjë të keqe me veprimin e tij”, ka thënë Melisa. Sipas familjarëve vendimet e gjykatës maqedonase janë të padrejta, të motivuara politikisht dhe se bijtë e tyre janë pre e skenarëve të shërbimeve sekrete. Partinë BDI në pushtet e akuzuan për mosinteresim ndaj qytetarëve të saj. Familjarët e të dënuarve nga Kosova të dëshpëruar refuzuan të komentojnë verdiktimin e gjykatës. Derisa familjarët e të dënuarve të grupit nga Maqedonia edhe njëherë përsëritën se rasti është i montuar dhe të afërmit e tyre nuk kishin asnjë lidhshmëri me ngjarjet në Kumanovë.

Advertisements