Breaking News

Deklarata e Balfurit, njollë turpi për Britaninë

Më 2 nëntor 1917, Sekretari i Jashtëm britanik Arthur James Balfour dërgoi një letër për lordin Lionel Walter Rothschild, në të cilin shprehu mbështetjen e Britanisë për planet sioniste për të krijuar një “strehë  kombëtare për popullin hebre” në Palestinë.

“Deklarata e Balfurit” njihet si një nga aktet themeluese të shtetit të Izraelit, krijimi i të cilit do të formalizohej pas Luftës së Dytë Botërore. 2 nëntori 2017, shënon njëqindvjetorin e Deklaratës së Balfurit, sipas së cilës Perandoria Britanike ka ndarë një pjesë të territorit palestinez për hebrenjtë, një territor mbi të cilin ata nuk kishin asnjë legjitimitet. Për njëqind vjet, deklarata e mallkuar nuk ka pushuar të derdhë gjakun e miliona palestinezëve dhe t’i përzërë ata nga atdheu i tyre. Hamasi, duke e quajtur deklaratën e Balfurit një vjedhje të historisë, civilizimit dhe jetës së një kombi, publikoi një deklaratë në të cilën akuzon Britaninë e Madhe për kryerjen e një krimi historik ndaj një kombi të madh dhe e ftoi atë t’i kërkojë falje popullit palestinez. “Pretendimi i ‘ndarjes së tokës pa njerëz në njerëz pa tokë’ ishte një premtim që injoronte të gjitha faktet historike. Kjo tokë është një komponent i identitetit të palestinezëve. Njëqind vjet më vonë, bilanci i Deklaratës së Balfurit ishte vetëm vulosja e një fatkeqësie tragjike për këtë komb të madh që është populli palestinez,” tha Hamasi në një deklaratë të lëshuar me rastin e 100 vjetorit të Deklaratës së Balfurit. Protestat nga palestinezët dhe opinioni publik botëror ndaj plaçkitjes së Palestinës nga ana e qeverive perëndimore për të mbështetur krijimin e regjimit sionist, përfshirë Deklaratën e Balfurit, tregojnë se krimet e qeverive perëndimore në krijimin dhe vazhdimin e regjimit sionist nuk do të fshihen asnjëherë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndodhet në Londër për të marrë pjesë në kremtimet “krenare” të kryeministres britanike Theresa May për 100-vjetorin e një dokumenti britanik që hapi rrugën për krijimin e Izraelit. May  priti homologun e saj izraelit në Londër të mërkurën, një ditë para 100 vjetorit të Deklaratës së Balfurit 1917, një dokument i shkurtër me 67 fjalë, që shkatërroi jetën e miliona palestinezëve. Qëndrime të tilla gjithnjë e më shumë kanë zbuluar natyrën e tmerrshme të qeverive perëndimore që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut. Është e qartë se ajo që autoritetet britanike e quajtën ” nder”, fundi i saj nuk ishte asgjë më shumë se një skandal për Britaninë në arenën ndërkombëtare.

Advertisements