Breaking News

Jep dorëheqjen Sekretari britanik i Mbrojtjes

Akuzat për sjellje të pahijshme në të kaluarën kanë detyruar edhe Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon, të japë dorëheqjen.

Por në këtë rast, nuk janë të tjerët që kanë vënë në dukje sjelljen e pahijshme të tij, por vet shefi i dikasterit të Mbrojtjes, i cili mban edhe titullin “Sir”, duke shpjeguar se në ndonjë rast sjellja e tij mund të ketë qenë nën standardet e kërkuara nga ushtria britanike, e për këtë arsye i jep të drejtë Parlamentit që po e merrte seriozisht këtë çështje. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres britanike, e cila vlerësoi “seriozitetin” me të cilin Sir Michael kishte konsideruar rolin e tij në kabinetin qeverisës. Theresa May tha se vlerësonte gjithashtu edhe “shembullin e veçantë që ai kërkonte të tregonte ndaj ushtarakëve, grave dhe të tjerëve”. Në letrën e dorëheqjes, Sir Michael shkruante se “një numër pretendimesh janë ngritur mbi parlamentarët në ditët e fundit, përfshi edhe disa për sjelljen time në të kaluarën. Shumë prej tyre mund të jenë të rreme, por unë e pranoj se në të kaluarën ndoshta nuk kam arritur standardet e larta të kërkuara nga Forcat e Armatosura, të cilat kam pasur nderin t’i përfaqësoj”.

Advertisements