Breaking News

Britania kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Sekretari i jashtëm britanik, theksoi rolin e diplomacisë britanike në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit nga armiqësitë amerikane dhe këmbënguli në zgjerimin e lidhjeve tregtare me Iranin.

Duke folur në komisionin e çështjeve të jashtme në Parlamentin Britanik, Boris Johnson tha: Diplomacia britanike ka ndihmuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit. “Kjo marrëveshje është ende gjallë” dhe Britania e Madhe do të përpiqet ta “mbajë atë në jetë”, tha Johnson. “Ka qenë shumë e rëndësishme për Britaninë e Madhe që të kuptojë qartë se si do të funksionojnë marrëdhëniet midis SHBA dhe pjesës tjetër të botës dhe të sigurohet që presidenti i ardhshëm të ndajë prioritetet që mendojmë se janë të nevojshme” tha Sekretari i jashtëm britanik . Ai vazhdoi duke thënë se presidenti i SHBA Donald Trump është i shqetësuar për sjelljen e Iranit në rajon dhe dëshiron të ndërmarrë veprime dhe të kufizojë Iranin. “Por ne nuk duam të kemi situatë në të cilën këto masa të dëmtojnë marrëveshjen bërthamore dhe ta bëjnë atë të papërshtatshme nga pikëpamja iraniane. Ne duam ta mbajmë gjallë marrëveshjen “, tha Johnson. Ai shtoi se Londra u kërkon kompanive britanike të bashkëpunojnë me Iranin. Irani ka 80 milionë njerëz, “shumë prej tyre janë të rinj, vendi ka potencial të jashtëzakonshëm, ata kanë nevojë dhe meritojnë të ndiejnë përfitimet e marrëveshjes bërthamore” tha shefi i diplomacisë britanike.

Advertisements