Breaking News

Barzani ia kalon kompetencat nipit të tij

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Masud Barzani, kryetari i Rajonit të Kurdistanit të Irakut, të mërkurën, u largua nga posti i tij dhe ia la nipit të tij Niçervan Barzani, misionin e pajtimit me qeverinë qendrore, vendet fqinje dhe partitë kurde pas disfatës së referendumit.

Zyrtarët kurdë të Irakut thonë se Niçervan Barzani, kryeministri i Rajonit të Kurdistanit, tani do të bëhet autoriteti kryesor për menaxhimin e rajonit gjysmë-autonom kurd të Irakut. Nga ana tjetër, kryeministri i Irakut Heidar Abadi ka akuzuar qeverinë rajonale të Kurdistanit se nuk ka mbetur e angazhuar në një marrëveshje për tërheqjen e forcave kurde nga rajonet e diskutueshme në veri të vendit. Të mërkurën, Abadi u tha gazetarëve se kurdët kanë “shkelur marrëveshjen” në lidhje me tërheqjen e luftëtarëve Peshmerga nga zonat e diskutueshme, veçanërisht në një post kufitar me Turqinë. “Nëse ata nuk i përmbahemi kësaj, ne do të bëjmë atë që duhet dhe nëse forcat tona e gjejnë veten nën zjarr, ne do t’u tregojmë atyre fuqinë e ligjit dhe të forcave të armatosura të Irakut”, tha ai. Të martën, forcat e qeverisë irakiane njoftuan se kishin marrë kontrollin e kalimeve kryesore në kufirin me Turqinë dhe rajonin gjysmë-autonom të kurdëve.

Advertisements