Breaking News

Ajetullah Khamenei: Premtimi i fitores së Zotit është i prerë në luftën e shenjtë për shpëtimin e Palestinës

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në mesazhin e tij dërguar për kryetarin e Unionit të Dijetarëve të Rezistencës me rastin e organizimit të kongresit të këtij Unioni, ka theksuar vazhdimin e luftës me metoda të ndryshme kundër regjimit sionist.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mesazhin e tij për Shejkh Maher Hamdu, kryetarin e Unionit Botërore të Dijetarëve Fetar të Rezistencës, ka thënë: “Përgjegjësia e madhe dhe e paharrueshme e Palestinës është mbi supe të të gjithë botës islame. Padyshim se dijetarët fetarë, mendimtarët dhe figurat politike dhe shtetërore të vendeve islame kanë mbi supe pjesën më të rëndësishme të kësaj përgjegjësie. Kjo është një luftë e shenjtë dhe me fund të mirë, sepse premtimi hyjnor, është fitorja e prerë në këtë luftë. Kongresi i juaj sot, është një pjesë e kësaj lëvizje të përgjithshme dhe të gjerë. E lusim Zotin e madhëruar që tu japë sukses të gjithë juve në këtë rrugë dhe të gjithë atyre që kanë e ndjejnë mbi supe këtë përgjegjësi të madhe u sugjerojmë vazhdimin e luftës kundër regjimit agresor sionist me metoda dhe mjete të ndryshme”.

Advertisements