Breaking News

Shkencëtarët bërthamorë amerikanë kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Më shumë se 90 shkencëtarë bërthamore në Amerikë në një letër drejtuar kongresit amerikan kanë kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Gazeta Nju Jork Times në një raport të sj shkruar se shkencëtarët bërthamore të Amerikës në deklaratën e tyre drejtuar Kongresit kanë deklaruar se Kongresi duhet të marrë vendime që të japë garanci për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Në këtë letër thuhet se qëndrimi i presidentit për rishikimin e marrëveshjes bërthamore është një qëndrim jo real. Nënshkruesit e letrës, janë ata “Shkencëtarë që njohin fizikën, teknologjinë bërthamore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi”. Një prej nënshkruesve të kësaj letre është Richard Garvin, i cili është i njohur për aktivitetet e tij në vitin 1950 në ndërtimin e bombës hidrogjenike. Përveç kësaj nënshkrues janë edhe tre nobelistët e vitit 2017 për fizikën. Më herët 25 ish ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës në një letër drejtuar Kongresit amerikan kanë kërkuar që Uashingtoni të zbatojë marrëveshjen bërthamore dhe të ruajë këtë marrëveshje. Presidenti amerikan më 13 tetor ka kërcënuar me tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore në rast se kongresi nuk merr vendim për sanksionimin e Iranit

Advertisements