Breaking News

Mundësia e një tjetër grusht shteti në Turqi dhe përgjigja e Erdoganit

Turqia nuk është një vend fisnor që është viktimë e kaosit dhe konfrontimit,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim në Pallatin Presidencial turk, duke theksuar unitetin e popullit të vendit kundër armiqve, në përgjigje të një pretendimi se mund të ndodhë një grusht shteti.

Vlen të theksohet se, kohët e fundit, Xhemil Barlas, një prej shkrimtarëve më të famshëm të gazetës turke Xhumhuryet, ka raportuar mbi mundësinë e një grushti tjetër në Turqi në muajin shkurt 2018. Ai ka pohuar në Twitter se aktori kryesor i grushtit të shtetit do të jenë amerikanët. Ekspertët besojnë se parashikimet e tilla në radhë të parë nuk mund të besohen dhe se deklaratat e tilla nuk duhet të konsiderohen si të sakta. Megjithatë, pika interesante që duhet të merret parasysh në lidhje me paralajmërimin e Xhemil Barlas është fakti se ai më parë kishte raportuar për grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016. Gjithashtu duhet theksuar se që prej krijimit të Republikës së Turqisë, asnjë nga krerët e Turqisë nuk ka mbajtur qëndrime serioze anti-amerikane. Në fakt, politikanët që sundojnë në Ankara, për shkak të disa varësive nga Perëndimi, kanë ndjekur gjithmonë politika pro-perëndimore, veçanërisht pro Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, me punën e partisë qeverisëse AKP të udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan, me procesin e ndryshimeve në ligjet në Turqi, si dhe qëndrimet e z. Erdogan kundër Perëndimit, është shtuar mundësia e një grushti shteti në vend. Përveç parashikimeve të bëra nga shkrimtari i famshëm turk rreth grushtit të shtetit në Turqi para vitit 2015, nuk ka dyshim se presidenti turk ka një botëkuptim më të madh se shkrimtarët e njohur të medias në Ankara. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse zoti Erdogan u pajtua në maj 2013 me ndryshimin e nenit 35 të ligjit të forcave të armatosura me qëllim të parandalimit të një grushti shteti në Turqi. Neni 35 iu shtua Ligjit të Forcave të Armatosura Turke pas grushtit të shtetit të 27 majit 1960. Ky nen u përdor ushtria turke si bazë për grushtin e shtetit të 12 marsit 1971 dhe 12 shtator 1980. Sipas këtij neni, Ushtria është përgjegjëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemit republikan në Turqi. Por tani neni 35 i ligjit të forcave të armatosura të Turqisë ka ndryshuar në atë mënyrë që ushtria ka për detyrë kryesore të mbrojë territorin turk nga kërcënimet e jashtme dhe të rrisë fuqinë mbrojtëse të saj duke forcuar potencialet ushtarake. Ekspertët thonë se modifikimi dhe ndryshimi i këtij neni mundësoi që puçistët turq të mos realizojnë qëllimet e tyre më 15 korrik 2016. Arsyeja e vërtetë për këtë dështim mund të gjendet në politikat e zotit Erdogan, i cili parashikoi mundësinë e një grushti shteti në Turqi dhe u mbështet tek populli i tij. Edhe ndihmat në kohën e duhur nga disa nga fqinjët e Turqisë gjatë grushtit të shtetit kanë pasur një ndikim dramatik në mbijetesën e qeverisë së Erdoganit dhe në dështimin e grushtit të shtetit, dhe autoritetet turke në deklaratat e tyre gjithmonë i janë referuar kësaj ndihme.

Advertisements