Breaking News

Maqedonia sot voton

Në ora 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në 35 komuna ku duhet të zgjidhen kryetarët e rinj të komunave.

Zgjedhjet në rrethin e dytë nuk kanë asnjë kusht, kandidati që do të merr të paktën edhe një votë më shumë ndaj kundërkandidatit, do të udhëheq komunën edhe katër vite të ardhshme.

Në rrethin e parë qytetarët e kanë zgjedhur fatin e tyre për të parin e komunës në 45 komuna.

Gjatë ditës së djeshme kanë votuar 2382 qytetarë që kanë kushte jo-lëvizshmërie. Këto grupe janë: të burgosurit dhe të paraburgosurit (939 qytetarë) dhe personat e sëmurë e të palëvizshëm që janë 1435 qytetarë, thonë nga KSHZ Maqedoni.

 

10:46 – Asociacioni qytetar MOST: Nuk ka parregullsi në votime

10:25 – Në Tetovë deri ora 10:00 dalja për të votuar është 4.8%

10:00 – KSHZ: Gjithçka në rregull

9:42 – Votimet në Maqedoni, 5101 vëzhgues vendor dhe të huaj

8:50 – Nuk ka ndonjë problem të paraqitur nëpër vendvotime!

07:50 – 833.716 votues votojnë në 1.517 vendvotime

07:00 – Hapen të gjithë vendvotimet, pa ndonjë incident apo parregullsi të paraqitur

Advertisements