Breaking News

Ish kryeministri i Katarit pohon bashkëpunimin e Arabisë Saudite dhe Turqisë në mbështetje të terroristëve në Siri

Hamd bin Xhasem al-Thani, ish kryeministër i Katarit ka pohuar se vendet si Amerika, Turqia dhe Arabia Saudite kanë bashkëpunuar mes tyre për të ndihmuar grupet terroriste në Siri.

Në një prononcim të tij al-Thani ka thënë: Riadi, dosjen e Sirisë ia kishte besuar Dohës dhe Katari ka dokumentacion të plotë për këtë çështje. Ai ka pohuar se Doha ka ndihmuar frontin Nusra dhe ka kritikuar Arabinë Saudite për shkak se ajo nuk ka informuar katarrin lidhur me ndryshimin e qëndrimit të saj sa i përket qëndrimit të Bashar Asad në pushtet. Ish kryeministri i Katarit ndër të tjera tha: Kur nisi çështja e Sirisë, unë kam vizituar Arabinë Saudite me urdhër të ish mbretit katariot dhe jam takuar me mbretin Abdullah. Ai më tha “ ne iu mbështesim dhe ju ndiqeni këtë çështje. Do të koordinohemi me ju, mirëpo ju merrni në dorë administrimin e situatës. Unë mora në dorë dosjen. Nuk mund të flas për përmbajtjen e saj mirëpo kemi dokumente të plotë për këtë rast”. Hamd bin Xhasem, ka thënë se Arabia Saudite ka ndryshuar qëndrimin e saj lidhur me qëndrimin e Bashar Asad në postin e presidentit në Siri. Ai kritikoi Riadin se përse nuk ka informuar Dohan për ndryshimin e këtij qëndrimi. Mirëpo ajo çka është më e rëndësishmja në deklaratën e ish kryeministrit katariot, është implikimi i Arabisë Saudite në çështjen e Sirisë pasi bin Xhasem ka thënë: Ne kemi diskutuar për gjahun. Gjahu na iku nga duar dhe ne jemi ulur dhe debatojmë mbi gjahun.

Advertisements