Breaking News

Centrali atomik i Bushehrit ka prodhuar 25 miliardë kilovat / orë energji elektrike

Shefi i kompanisë për shfrytëzimin e centralit bërthamor të Bushehrit Husein Ghafari tha të shtunën se që nga momenti i centralizimit të energjisë elektrike, ky central ka prodhuar 25 miliardë kilovat / orë energji elektrike dhe e transferoi atë në rrjetin kombëtar.

Ai tha se duke gjeneruar një sasi të tillë të energjisë elektrike, u kursyen 6.1 miliardë fuçi naftë bruto me vlerë 2 miliardë dollarë në termocentralet që funksionojnë me lëndë djegëse fosile. z. Ghafari shtoi se centrali atomik i Bushehrit duke përdorur pajisje të përparuara ka një shkallë të lartë të sigurisë. Sipas rregullit, pas gjenerimit të 7 milion kilovat / orë energji elektrike, një e treta e pajisjeve të centralit duhet të rinovohen dhe të optimizohen. Husein Ghafari tha se në vitin aktual, centrali atomik i Bushehrit është planifikuar të punojë për 303 ditë gjatë gjithë kohës dhe aktiviteti i tij do të ndalet më 23 janar 2018. Më 31 Tetor, centrali i Bushehrit do të vizitohet nga shefi i kompanisë shtetërore ruse Rusatom, Sergei Kirienko. Centrali bërthamor i Bushehrit u ndërtua nga Rusatom dhe filloi zyrtarisht punën më 12 shtator 2011.

Advertisements