Breaking News

Siria hedh poshtë raportin e OKB mbi sulmin në Khan Shejkhun

Ministria e jashtme e Sirisë ka hedhur poshtë raportin e këshillit të OKB për të drejtat e njeriut lidhur me sulmin kimik në rajonin Khan Shejkhun të Sirisë.

Ministria e jashtme e Sirisë mbrëmjen e së premtes nxori një deklaratë ku është theksuar se raporti është përpiluar në bazë të urdhrave të Amerikës dhe aleatëve të saj me qëllim që të ushtrohet presion mbi qeverinë e Damaskut. Komiteti hetimor i OKB dhe i organizatës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, në raportin e tij ka bërë përgjegjës qeverinë e Damaskut për sulmin kimik në Khan Shejkhun. Në sulmin e 4 prillit kundër rajonit Khan Shejkhun në Siri, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur. Shumë ekspertë janë të mendimit se akuzimi i qeverisë siriane për këtë sulm ka për qëllim devijimin e opinionit publik nga realiteti në Siri, si dhe synon të ushtrojë presione mbi Damaskun në kushtet kur ushtria siriane ka korrur suksese të konsiderueshme në luftën kundër terroristëve.

Advertisements