Breaking News

Irani përpiqet të nënshkruajë kontrata naftore me vlerë mbi 20 miliard dollarë

Zv/ministri iranian i naftës ka thënë se Iranit ka ndërmend të nënshkruajë kontrata të reja naftore me vlerë 20 miliard dollarë.

Amir’husein Zamani’nia, zv/ministër i naftës për çështjet ndërkombëtare ka thënë se kontratat pritet të nënshkruhen në vitin 2018 me gjithë presionet e Amerikës për sanksione të reja. Ai në një intervistë për Financial Times deklaroi se Irani ka nisur bisedimet me kompanitë ndërkombëtare të naftës Royal Dutch Shell, Anglo-Dutch Group dhe me kompaninë Rusnaft. Ai shtoi se Irani për momentin është duke biseduar për 28 kontrata me kompanitë e huaja dhe shtoi se këto kontratat pritet të nënshkruhen me kompanitë Mersac Oil për zgjerimin e fushës naftore Parsi i jugut, me kompaninë Lukoil, Gazprom dhe Zarubezhnaft për zgjerimin e fushave naftore në perëndim të Iranit.

Advertisements