Breaking News

Putin: Mbi 90 % e territorin të Sirisë është çliruar

Presidenti rus Vladimir Putin ka përshëndetur kontributin e forcave ruse në fushatën kundër terrorizmit në Siri, duke thënë se mbi 90 për qind e territorit sirian është çliruar nga zgjedha e terroristëve.

Duke folur të enjten, Putin falënderoi ushtarakët rusë që janë të përfshirë në luftën kundër terrorizmit të Sirisë, duke thënë se ata kanë bërë një ndryshim të madh në gjendjen e përgjithshme. “Ishte e mundur të ndryshonim rrënjësisht situatën falë guximit të tyre, veprimeve të sakta dhe vlerave profesionale “, tha Putin. “Më shumë se 90% e territorit të Sirisë tashmë është çliruar nga pushtimi i terroristëve”, shtoi ai. Putin më tej theksoi se zonat e reduktimit të tensionit në Siri janë ngritur në koordinim me autoritetet siriane, ndërsa zgjidhja politike dhe pajtimi kombëtar po progresojnë  në këtë vend. “Veprimet ushtarake kundër terroristëve, të cilët janë janë grupe të pajisura mirë, të trajnuar dhe të sponsorizuar bujarisht dhe tepër të motivuar, kanë treguar se aftësitë e Forcave Ajrore të Rusisë, Ushtrisë dhe Marinës tonë janë rritur në mënyrë cilësore”, tha Putin.

Advertisements