Breaking News

Përpjekjet e SHBA për të krijuar përçarje mes iranianëve, janë të kota

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi reagoi ashpër ndaj deklaratave më të fundit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, duke thënë se pretendime të tilla zbuluan edhe një herë fytyrën e vërtetë të SHBA për popullin iranian.

Ai nënvizoi se “funksionarët e SHBA, të cilët ishin bashkëpunëtorë të krimeve të kryera nga regjimi i  Shahut duke komplotuar grushtin e shtetit të vitit 1953 kundër qeverisë demokratike të Iranit dhe duke ofruar mbështetje të plotë për regjimin e diktatorit, gjithashtu që prej fillimi i Revolucionit Islamik, kanë kryer krimet më të mëdha kundër popullit iranian nën maskën e mbështetjes së kombit iranian”. “Funksionarët fodullë dhe totalitarë të Shteteve të Bashkuara tani po bëjnë përpjekje për të krijuar përçarje midis kombit iranian dhe zyrtarëve ushtarakë dhe politikë, por kjo është një përpjekje e kotë dhe rezultati i vetëm i saj është forcimi i solidaritetit dhe unitetit kombëtar mes iranianëve, si dhe rritja e urrejtjes ndaj zyrtarëve injorantë të SHBA-së “, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Advertisements