Breaking News

Moska e shqetësuar nga kthimi i terroristëve të ISIS

Zëdhënësi i Kremlinit tha se kthimi i terroristëve të ISIS në Rusi është një kërcënim serioz.

Siç njofton kanali televiziv Al Mejadin, Dmitri Peskov zëdhënës i Kremlinit tha të enjten se kthimi i atyre që luftuan së bashku me ISIS është një kërcënim për Rusinë dhe kjo është përparësia më e rëndësishme e aparatit të sigurisë të këtij vendi. Qendra Kërkimore Sufan njoftoi se 5,600 qytetarë nga 33 vende që kishin luftuar në krah të ISIS-it në Irak dhe Siri tani janë kthyer në vendet e tyre. Kjo qendër eksperte për çështjet e sigurisë dhe kundër-terrorizmit, tha në raportin e saj se 3,000 nga gjithsej 5,000 njerëz nga Bashkimi Evropian kishin shkuar në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me radhët e grupit terrorist ISIS, tani ata janë kthyer në Evropë. Presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar tashmë se 10 përqind e 9,000 njerëzve që kishin shkuar nga Rusia dhe republikat e Azisë Qendrore dhe Kaukazit për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS në Irak dhe Siri, tashmë janë kthyer në vendet e tyre. Sipas raportit të Qendrës Kërkimore Sufan, numri më i madh i anëtarëve të ISIS që u kthyen në vendet e tyre nga Iraku dhe Siria ishin nga Rusia (3417), Arabia Saudite (3244), Jordania (3000), Tunizia (2962) dhe Franca (1910). Rusia ka qenë prej kohësh e përfshirë në luftën kundër ekstremistëve brenda vendit, veçanërisht në rajonet e ndryshme të Kaukazit të Veriut, sidomos në Çeçeni dhe Dagestan. Këta ekstremistë tashmë kanë kryer disa sulme terroriste në Rusi, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist të prillit 2017 në metronë e  San Petersburgut. Ekstremistët e kombësisë ruse dhe të vendeve të tjera ish-sovjetike që u bënë anëtarë të grupeve terroriste takfiristë në Siri, përveç motiveve ideologjike, kanë edhe aftësi të shumta ushtarake, prandaj kthimi i tyre mund të krijojnë rreziqe serioze të sigurisë jo vetëm në Rusi por edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Kjo ka bërë që presidenti rus, Vladimir Putin, të shohë kërcënimet e terrorizmit nga ekstremizmit si një rrezik të madh për Rusinë, të cilit duhet t’i adresohet me një përgjigje serioze, koherente dhe gjithëpërfshirëse. Që nga data 30 shtator 2015, kur filloi operacioni ushtarak rus në Siri, u njoftua qëllimi i shpallur i luftës kundër grupeve terroriste që luftojnë kundër qeverisë siriane, si dhe u ndërmorën një numër masash për të luftuar grupet ekstremiste dhe aktet terroriste brenda Rusisë. Një çështje e rëndësishme që autoritetet e Moskës, e veçanërisht Putini, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur është roli i drejtpërdrejtë i Perëndimit në formimin e terrorizmit takfirist, veçanërisht të grupit terrorist takfirist ISIS. ISIS ka humbur territoret e kontrolluara prej tij në Irak dhe Siri, dhe kjo i ka detyruar anëtarët e ISIS që të largohen dhe kthehen në vendet nga kanë ardhur. Megjithatë, për aq kohë sa Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e sheh interesin e tij tek mbijetesa dhe përhapja e ekstremizmit dhe terrorizmit takfirist, përhapja e terrorizmit në pjesë të tjera të botës do të jetë e pashmangshme dhe pasojat do të jenë katastrofike.

Advertisements