Breaking News

Meta: Të gjithë kundër trafiqeve dhe drogës

Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar të behet pjesë e debatit për imunitetin ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por i ka bërë thirrje politikës që të bashkëpunojë në luftën kundër krimit dhe drogës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta tha se forcat politike dhe institucione duhet të bashkohen për të garantuar sundimin e ligjit. Në kulmin e debatit për kërkesën e arrestimit të ish-Ministrit Tahiri, Presidenti Ilir Meta i bën thirrje politikës të bashkëpunojë në luftën kundër krimit. Meta refuzoi të bëhet pjesë e debatit për heqjen ose jo të imunitetit dhe theksoi: Nuk kam asnjë debat për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit. Deklaratat e Presidentit Ilir Meta u bënë pas konferencës ndërkombëtare për zbatimin e vendimeve gjyqësore. Meta i kërkoi parlamentit që në kuadër të reformës në drejtësi të reformojë edhe shërbimin përmbarimor i cili sipas tij shfaq problematika në funksionim.

Advertisements