Breaking News

Saimir Tahirit i hiqet imuniteti, por nuk arrestohet

Kuvendi i Shqipërisë ia ka hequr imunitetin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar se është i përfshirë në një bandë të trafikimit të drogës.

Prokurorët e kanë ndërlidhur Tahirin me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa prej liderëve të këtij grupi aktualisht janë arrestuar në Itali. Tahiri i ka hedhur poshtë akuzat se ka lidhje me këtë grup kriminal. Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike opozitare tha se Tahiri do të duhej të arrestohej dhe të hetohet për përdorim të parave të pista për financim të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, më herët këtë vit. Në periudhën e paskomunizmit, luftimi i trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar është sfidë për Shqipërinë, e cila prej vitit 2009 është anëtare e NATO-s, dhe synon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Advertisements