Breaking News

Po bëhen përpjekje për ballkanizimin e Lindjes së Mesme

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Republikës Islamike të Iranit, duke folur për krizat rajonale, theksoi se ka përpjekje të udhëhequra nga fuqitë e jashtme për të ballkanizuar rajonin e LM.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Husein Amir Abdulahian në takimin e zhvilluar sot me ambasadorin e Serbisë në Teheran, Dragan Todoroviç, theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë vigjilente përballë komploteve të fuqive të huaja që synojnë copëtimin e shteteve të rajonit. Duke iu referuar marrëdhënieve politike dhe parlamentare mes Iranit dhe Serbisë, Amir Abdulahian bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin e lidhjeve tregtare, ekonomike dhe bankare të të dy vendeve, duke shtuar se komisionet e specializuara në Parlamentin e Iranit ishin të përgatitur të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përshpejtuar kornizën legjislative dhe rregullatore për favorizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga ana e tij, ambasadori i Serbisë në Teheran, Dragan Todoroviç, theksoi se  terrorizmi dhe rreziku i përçarjes rajonale janë ndër kërcënimet për paqen dhe sigurinë globale. Todoroviç theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit Iran-Serbi duke shtuar: “Irani është një vend i rëndësishëm dhe me prioritet për politikën e jashtme të Serbisë”.

Advertisements