Breaking News

Isak Xhahangiri, pret kryeministrin irakian Hejdar Ebadi

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka pritur sot z. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.

Isak Xhahangiri, pas këndimit të himnit kombëtar të Irakut dhe Iranit, ka pritur zyrtarisht kryeministrin irakian Hejdar Ebadi. Menjëherë pas pritjes zyrtare nisën bisedimet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të rëndësishme të rajonit dhe ato ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Teheran, kryeministri Ebadi pritet të takohet me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit për të diskutuar mbi zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimeve politike, të sigurisë, ekonomi, tregti dhe çështje e rindërtimit të Irakut pas dëbimit të grupit terrorist ISIS.  Kjo është vizita e dytë e kryeministrit irakian në Iran brenda një viti.

Advertisements