Breaking News

Kongresi amerikan synon sanksionimin e Iranit

Kongresi amerikan do të votojë planin për sanksione kundër Iranit dhe Hezbullahut.

Në Kongres janë parashtruar 4 plane për sanksione kundër Iranit dhe Hezbullahut. Donald Trump president i Amerikës më 13 tetor deklaroi se nëse Kongresi nuk merr vendim për sanksione kundër Iranit, Uashingtoni në formë të njëanshme do të dalë nga marrëveshja bërthamore. Ndërkohë Kongresmenët e lartë në Kongres janë shprehur se do të përpiqen për të eliminuar atë që ata e quajtën mangësi të marrëveshjes bërthamore. Autoritetet amerikane po mundohen të ri negociojnë marrëveshjen bërthamore ose të vendosin sanksione kundër Iranit për shkak të programit raketor, në një kohë kur autoritetet e Republikës Islamike të Iranit kanë theksuar se marrëveshja bërthamore nuk është e rinegociueshme. Sa i përket kësaj ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif ka deklaruar: Irani nuk do të jetë pala e parë që do të largohet nga marrëveshja bërthamore mirëpo Irani në rast të largimit të Amerikës nga kjo marrëveshje ka opsione të shumta.

Advertisements