Breaking News

Italia e shqetësuar nga kthimi i terroristëve në perëndim

Angelino Alfano, ministër i jashtëm i Italisë ka shprehur shqetësimin e Romës nga kthimi i terroristëve të ISIS në vendet perëndimore.

Disfatat e pësuara në Irak dhe Siri kanë detyruar kthimin në vendet e tyre të origjinës, të të paktën 5.600 mbështetësve të grupit terrorist ISIS. Për këtë ministri i jashtëm i Italisë ka shprehur shqetësimin mbi numrin e madh të terroristëve që janë kthyer në vendet e tyre të origjinës. Të paktën 5.600 luftëtarë të huaj besohet të jenë kthyer në vendet e tyre, mes të cilëve 400 rusë, 760 shtetas të Arabisë Saudite, 800 tunizianë e 270 francezë. Në vendet e BE-së rezulton të jenë kthyer 1.200 terrorsitë gjithsej. Sipas raportit, 90 shqiptarë u janë bashkuar militantëve në frontet e luftës, e deri më tani nuk rezulton të ketë persona të kthyer, ndërsa nga 317 kosovarë që kanë luftuar në Siri e Irak, 117 janë kthyer. Shifrat kanë alarmuar autoritetet e vendeve të prekura, pasi besohet se shumë prej të kthyerve mbeten ende të përkushtuar ndaj dhunës. Ata mund të jenë veçanërisht të ekspozuar për t’u kontaktuar nga pjesëtarë të rrjetit që i rekrutoi ata.

Advertisements