Breaking News

Donald Trump kritikohet nga vetë republikanët

Pas fyerjeve të shkëmbyera në Twitter me presidentin amerikan, senatori republikan i Tenesit, Bob Corker e sulmoi ashpër Donad Trump-in.

Ai e akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se kishte gënjyer në një seri intervistash televizive. Sipas tij Trump e kishte poshtëruar SHBA-në dhe kishte dobësuar pozitat e saj botërore. “Ai nuk është i denjë për të qenë president amerikan. Ka cënuar marrëdhëniet tona përreth botës dhe ka qenë i padobishëm për SHBA-të. Mendoj se ai do të mbahet mend kryesisht për poshtërimin e vendit tonë”, tha Bob Corker. Komentet vijnë mes sulmeve të Trumpit kundër Corker, në rrjetin social Twitter. Numri një i Uashingtonit shkroi në platformën e tij të preferuar se akuzat e republikanit motivohen nga mungesa e mbështetjes për rikandidimin e tij. Senatori ka njoftuar se do të tërhiqet pas përfundimit të mandatit, me argumentimin se nuk e mbështet modelin aktual të legjislativit. Corker është kreu i komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë.

Advertisements