Breaking News

Zarif reagon ndaj deklaratës së Tillerson

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit kundër forcave popullore të Irakut.

Muhamed Xhavad Zarif duke reaguar ndaj deklaratës së Rex Tillerson kundër forcave popullore vullnetare të Irakut ka thënë: Irakianët që janë ngritur për të mbrojtur shtëpinë dhe atdheun e tyre nga rreziku i grupit terrorist ISIS, saktësisht në cilin vend duhet të kthehen? Zarif shtoi se kjo politikë e turpshme e Uashingtonit i ka imponuar Amerikës dollarët e naftës. Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, ditën e dielë në Arabinë saudite ka deklaruar se forcat paramilitare të Irakut duhet të kthehen në vendin e tyre. Tillerson, forcat popullore të Irakut i ka quajtur forca paramilitare.

Advertisements