Breaking News

Shtohet urrejtja ndaj presidentit amerikan

Në Kaliforni është shtuar shumë niveli i urrejtjes ndaj presidentit amerikan dhe dëshira për ndarjen e Kalifornisë nga Amerika.

Xavier Becerra, guvernatori i Kalifornisë shprehu dëshirën për ndarjen e këtij shteti nga Amerika. Sipas tij shumë banorë të Kalifornisë janë të pakënaqur nga veprimtaria e presidentit amerikan Donald Trump dhe për këtë kërkojnë ndarjen dhe pavarësinë nga Amerika. Xavier Becerra vuri në dukje se numri i banorëve të Kalifornisë që kërkojnë ndarjen është shtuar me 20% dhe shumë prej tyre janë të pakënaqur nga qeveria e Uashingtonit. Guvernatori i Kalifornisë vuri në dukje se Kalifornia është motori i ekonomisë së Amerikës dhe në formë të pavarur ajo mund të kthehet në fuqinë e gjashtë ekonomike botërore. Siç vuri në dukje guvernatori i Kalifornisë, Amerika ka nevojë për këtë shtet dhe për këtë arsye do të përpiqet të ndalojë ndarjen e saj. Vlen të theksohet se popullariteti i Donald Trump në të gjithë Amerikën ka qenë 38 ndërsa kësaj jave është ulur në 35 %.

Advertisements