Breaking News

Khoshro: Amerika mundohet të gjejë pretekste mbi marrëveshjen bërthamore

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke folur mbi veprimtarinë e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore, ka thënë se Uashingtoni mundohet të gjejë pretekste për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

Golam’ali Khoshro, përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në OKB, në një intervistë për radion kombëtare të Amerikës, pasi përmendi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore tha se Donald Trump flet të kundërtën e këtij realiteti dhe shtoi se amerikan dhe sidomos qeveria aktuale mundohet të gjejë pretekste për të kërcënuar Iranin me sanksione dhe kjo nuk përputhet aspak me përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore. Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen në palët nënshkruese dhe nëse një vend nuk respekton angazhimet dhe zotimet e tij, atëherë Irani nuk do të qëndrojë në këtë marrëveshje. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera vuri në dukje se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet dhe shtoi se asnjë vend nuk mund të shtojë ose heqë ndonjë pikë në këtë marrëveshje. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet në janar të vitit 2016. Që nga ajo kohë Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij mirëpo Amerika është i vetmi vend nënshkrues i kësaj marrëveshjeje që shkel vazhdimisht zotimet dhe saboton marrëveshjen në fjalë. Ndër të tjera përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB vuri në dukje se Irani kurrë nuk do të mbështesë politikat e Amerikës në rajon.

Advertisements