Breaking News

Hejdar Ebadi shkon në Arabinë Saudite

Kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi dje në darkë ka shkuar në Arabinë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, kryeministri Hejdar Ebadi, në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar në Riad ku është pritur nga mbreti Selman Bin Abdul’aziz i Arabisë saudite.  Rashid Laani ambasador i Irakut në Riad ka thënë se Hejdar Ebadi gjatë vizitës në Arabinë saudite do të firmosë krijimin e këshillit koordinativ mes Irakut dhe Arabisë saudite. Takimi për nënshkrimin e marrëveshjen për këtë këshill do të mbahet ditën e dielë. Duke qenë se Iraku dhe Arabia Saudite prej vitesh nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, krijimi i këtij këshilli do të mundësojë forcimin e bashkëpunimeve mes Bagdadit dhe Riadit. Sipas informacioneve të deritanishme ditën e dielë i pranishëm në takim do të jetë edhe Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që kryeministri i Irakut viziton Arabinë saudite. Kryeministri Hejdar Ebadi zhvillon këtë vizitë me ftesë zyrtare të mbretit Selman Bin Abdul’aziz. Pas vizitës në Arabinë Saudite, kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi pritet të vizitojë Egjiptin, Turqinë dhe Jordaninë.

Advertisements