Breaking News

Fillojnë zgjedhjet parlamentare në Japoni

Sot në Japoni kanë nisur votimet për zgjedhjet parlamentare ku partia liberal-demokrate e kryesuar nga Shinzo Abe ka më shumë shanse për fitore.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, populli i Japonisë sot do ti drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit. Sipas sondazheve të deritanishme partia e kryeministrit Shinzo Abe ka më shumë mundësi për fitore. 63 vjeçari abe për shkak të politikave të tij të ashpra kudër Koresë së  veriut dhe për shkak të politikave financiare dhe ekonomike, ka një mbështetje të madhe nga votuesit japoneze. Gazeta ekonomike Nieka shkruan se prita liberale dhe partia Kume Ajto pritet të marrin 300 vende nga gjithsej 465 vende në parlamentin e Japonisë. Në rast se Shinzo abe fiton zgjedhjet ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit deri në vitin 2021.

Advertisements