Breaking News

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Sirisë

Kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit dhe kreu i shtabit të ushtrisë së Sirisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh.

Sipas një njoftimi të agjencisë al-Alam, kolonel Muhamed Bagheri kreu i shtabit të forcave të armatosura të Iranit dhe komandant Ali Ajub kreu i shtabit të ushtrisë siriane kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Damask. Marrëveshja konsiston në bashkëpunimin trajnues, shkëmbimin e informacioneve, shkëmbimin e eksperiencave të luftës, transferimin e  teknologjisë, luftën kundër terrorizmit dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Kreu i shtabit të forcave të armatosura të Iranit ditën e martë ka shkuar për një vizitë në Siri me qëllim ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ushtarak mes Iranit dhe Sirisë në luftën kundër terrorizimit. Fahd Jasem al-Freij ministër i mbrojtjes i Sirisë, Ali Ajub kreu i shtabit të ushtrisë siriane dhe presidenti Bashar Asad, janë takuar me kreun e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements