Breaking News

Më shumë se 60 besimtarë humbin jetën nga një sulm terrorist në Afganistan

Të paktën 60 besimtarë afganë dhe disa forca afgane janë vrarë nga talebanët gjatë një vale sulmesh në dy xhami në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë kur ndodhi sulmi që nisi me shpërthimin e një makine-bombë dhe u pasua nga sulmi në bazë. Një zyrtar lokal ka njoftuar për 60 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë. Sulmi ndodhi në orën lokale 02:50 kur një grup talebanësh kanë sulmuar bazën e Chashmos, në distriktin e Maivand me anë të një automjeti ushtarak të mbushur me eksploziv. Në këtë sulm janë plagosur edhe 42 besimtarë të tjerë. Një tjetër sulm i ngjashëm është regjistruar në xhaminë e madhe të qytetit Du Layna të provincës Gur në Afganistan, ku një Taleban kamikaz ka shpërthyer rripin e tij me bombë duke lënë të vrarë dhe të plagosur më shumë se 30 besimtarë myslimanë afganë. Grupi terrorist ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtyre sulmeve. Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj sulmeve të përgjakshme në xhamitë e Kabulit dhe vendet e tjera të Afganistanit, shprehur ngushëllimet për qeverinë dhe popullin afgan dhe tha: Terroristët gjakpirës dhe takfiristë të cilët me injorancën e tyre nuk tregojnë asnjë shenjë besimi fetar dhe humanizmi, edhe një herë kanë sulmuar popullin afgan me objektivin e vetëm që të në Afganistan të përhapet pasiguria dhe përçarja fetare. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi: Republika Islamike e Iranit do t’i qëndrojë afër popullit dhe qeverisë afgane deri në çrrënjosjen e plotë të dhunës, krimeve, terrorit dhe pasigurisë.

Advertisements