Breaking News

Putin: Së shpejti do t’i mposhtim terroristët në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se terroristët në Siri do të mposhten së shpejti, duke theksuar se procesi i paqes brenda Sirisë po zhvillohej në një mënyrë pozitive pavarësisht problemeve.

“Ekzistojnë të gjitha bazat për të besuar, se ne do t’i mundim terroristët  në Siri në të ardhmen e afërt”, tha Putin të enjten në Forumin vjetor të diskutimeve të ekspertëve të politikës së jashtme Valadi në Soçi. Ai, megjithatë, paralajmëroi se eliminimi i terroristëve nuk do të thotë se kërcënimi i paraqitur prej tyre ka përfunduar “si për Sirinë, si për rajonin dhe për botën në përgjithësi”, duke nënvizuar nevojën “që të ruhet gatishmëria”. Presidenti rus më tej paralajmëroi se terrorizmi ka “rrënjë të thella”, duke filluar nga padrejtësia e botës moderne deri në mungesën e edukimit sistematik. Putin tha se ka një propozim për të krijuar një kongres të popullit sirian, duke bashkuar përfaqësuesit e të gjitha grupeve etnike atje . Në fjalën e tij, Putin akuzoi Uashingtonin për mospërmbushjen e detyrimeve të tij sipas marrëveshjeve të armëve bërthamore dhe kimike, duke thënë se SHBA po demonstronin një “egoizëm” në këtë drejtim. “Siç dihet, në vitin 2002, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati kundër raketave balistike dhe si nismëtare e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, Uashingtoni  nisi marrëveshjen, por nuk i përmbushi detyrimet e tij,” tha ai. Përveç kësaj, presidenti rus theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës së Koresë së Veriut nëpërmjet dialogut, duke theksuar se vendi aziatik është “një shtet sovran”. Putin më tej tha se situata rreth Koresë së Veriut ishte “e rrezikshme” dhe shprehu dyshim se një sulm i mundshëm i SHBA bdaj Koresë Veriore do të ishte i suksesshëm.

Advertisements