Breaking News

Ruhani: Irani i gatshëm për të bashkëpunuar me vendet e tjera në higjienë dhe shëndetësi

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij për konferencën botërore të parandalimit dhe preventimin të sëmundjeve jo ngjitëse që organizohet në Montevideo të Uruguait, shprehu gatishmërinë e Iranit për të dhënë eksperiencën e tij në fushën e mjekësisë, shëndetësisë dhe higjienës.

Presidenti Hasan Ruhani tha se përkushtimi në shëndetin publik është dhe duhet të jetë prioritet i të gjitha shoqërive të botës dhe shtoi se siguria e shoqërisë për nga shëndeti dhe higjiena është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Duke përmendur masat e marra nga qeveria iraniane për të ngritur nivelin e shëndetit në mesin e populli iranian, presidenti Ruhani tha; Irani ka hartuar një plan dhe projekt të përgjithshëm për të kontrolluar dhe parandaluar sëmundjen jo ngjitëse dhe në bashkëpunim me OBSH është cilësuar një vend i përparuar në këtë fushë. vlen të theksohet se takimi vjetor i parandalimit të sëmundjeve jo ngjitëse ka nisur punimet ditën e mërkurë në prani të krerëve dhe ministrave të shëndetësisë së 80 vendeve të botës në Montevideo të Uruguait. Irani në këtë takim përfaqësohet nga Bager Larixhani zv/ministër i shëndetësisë dhe mjekësisë në Iran.

Advertisements