Breaking News

25 ish ministra të jashtëm të botës kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

25 ish ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës, në një letër drejtuar Kongresit amerikan kanë kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre vihet re emri i Madlene Albright ish sekretare amerikane e shtetit. Letra thekson se Kongresi duhet të parandalojë çdo hap për ndryshim apo për futjen në bisedime të reja për marrëveshjen bërthamore. Letra e ish ministrave të jashtëm të 25 vendeve të botës thekson se të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore përveç Amerikës, së bashku me ANEA kanë konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe për këtë ata kanë paralajmëruar Amerikën për pasojat me të cilat do të përballet në rast të daljes së njëanshme nga marrëveshjes bërthamore. Më 13 tetor, Donald Trump në një deklaratë të tij nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, gjë e cila është kundërshtuar nga shumë vende të botës mes tyre edhe nga BE.

Advertisements