Breaking News

Urdhri i Trump për emigracionin anulohet për të tretën herë

Një prej gjykatësve federalë në Amerikë ka anuluar urdhrin e tretë të Trump për ndalimin e futjes së shtetasve iranianë dhe të 6 vendeve të tjera në Amerikë.

Gjykatësi federal i Havait ka anuluar urdhrin e lëshuar nga presidenti Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Siria, Koreja e Veriut, Jemenit, Venezuela dhe Çadi në Amerikë. Darrik Vatson, gjykatës federal në Amerikë ka nxjerrë verdiktin për pezullimin e përkohshëm të vendimit të presidentit amerikan për mosdhënien e vizave për shtetasit e këtyre vendeve dhe ka theksuar se ky urdhër bie ndesh me ligjet federale në Amerikë. Kjo është hera e tretë që urdhri i Donald Trump pezullohet me vendim të gjykatës federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Advertisements