Breaking News

Ruhani: Amerika është e vetme në goditjen e marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Amerika ka mbetur e vetme në përpjekjet e saj për të goditur marrëveshjen bërthamore e cila është një sukses për Iranin islamik.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim me përfaqësuesit e shoqërisë së klerikëve fetarë në Teheran tha se marrëveshja bërthamore është një sukses i vlefshëm dhe rezultat i unitetit kombëtar, mbështetjes së popullit dhe drejtimit të liderit suprem të revolucionit islamik. Presidenti Ruhani duke përmendur mundësitë e krijuara si heqja e sanksioneve, zgjidhja graduale e problemeve bankare, shtimi i nivelit të investimeve të huaja, ngritja e krediteve nga vendet e tjera të botës, shtoi: Në aspektin ndërkombëtar Amerika ka mbetur e vetme në përpjekjet për të dëmtuar marrëveshjen bërthamore pasi nga ana tjetër bashkësia ndërkombëtare dhe në veçanti Evropa dhe anëtarët e grupit 5+1 njëzëri janë shprehur në mbështetje të marrëveshjes bërthamore dhe mbështesin vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin gjë e cila është një tjetër sukses për Republikën Islamike të Iranit. Presidenti iranian ndër të tjera tha se islami dhe republika janë dy shtylla të fuqishme të shtetit islamik, që janë trashëgimi e vlefshme e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Qeveria iraniane është e formuar me vullnetin e popullit dhe si rezultat ajo e konsideron detyrë të saj zbatimin e direktivave islame.

Advertisements