Breaking News

Ngrihet flamuri i Irakut në qendër e Kirkukut

Pas operacionit të ushtrisë irakiane në provincën Kirkuk, është ngritur flamuri i Irakut në qendrën më të rëndësishme shtetërore të qytetit Kirkuk.

Ushtria irakiane ka nisur operacionin e saj për vendosjen e sigurisë në provincën Kirkuk dhe dje ajo arriti të ulë flamurin e rajonit të Kurdistanit dhe të ngrejë flamurin e Irakut mbi godinën e prefekturës dhe të këshillit provincial të qytetit Kirkuk. Përveç mediave zyrtare të Irakut edhe shumë rrjete sociale kanë publikuar video nga ngritja e flamurit kombëtar të Irakut mbi godinën e prefekturës dhe të këshillit provincial në qytetin Kirkuk. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka deklaruar se flamuri kombëtar i Irakut duhet të ngrihet në të gjitha godinat shtetërore dhe zona të tjera të kontrolluara nga kurdët në Irak. Forca irakiane në orët e para të së hënës nisën operacionin për marrjen e kontrollit të qytetit Kirkuk. Pas organizimit të referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit, qeveria irakiane deklaroi se do të marrë masa për të ndëshkuar funksionarët e këtij rajonit dhe do të marrë nën kontroll rajonin e Kirkuk.

Advertisements