Breaking News

Britania dhe Komisioni Evropian mbështesin marrëveshjen bërthamore

Kryeministrja e Anglisë Theresa May dhe kryetari i komisionit evropian Jean-Claude Juncker, me anë të një deklarate të përbashkët kanë shprehur rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe e kanë mbështetur atë.

Deklarata e përbashkët e kryeministres së Anglisë dhe kryetarit të komisionit evropian erdhi pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura të zhvilluar në Luksemburg mes Shefes për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini dhe Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ku u diskutua fati marrëveshjes bërthamore të Iranit. Pasi kanë ngritur shqetësimet e tyre, zyrtarët ndërkombëtarë u zotuan këtë të hënë në Luksemburg se do ta mbrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke i bërë apel Shteteve të Bashkuara të heqë dorë nga decertifikimi. Bashkimi Evropian u zotua këtë të hënë, të mbrojë marrëveshjen bërthamore të 2015-ës nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore dhe i bën apel Shteteve të Bashkuara të mos rivendosë sanksione ndaj Iranit, pas fjalimit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili zgjodhi të mos pranojë marrëveshjen aktuale. Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian zhvilluan një mbledhje mes tyre, me iniciativë të Shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federika Mogherini e cila së fundmi ka shprehur shqetësime serioze rreth marrëveshjes me Iranin. Mogherini, kryesoi fazën përfundimtare të negociatave për marrëveshjen bërthamore në 2015-ën. Shefja e Bashkimit Evropian, po kërkon mbështetje të fortë nga zyrtarët evropianë për të ruajtur të pa cënuar marrëveshjen me Iranin. “Është një marrëveshje që neve na duhet për sigurinë tonë dhe unë pres nga Ministrat sot një sinjal të fortë të unitetit evropian dhe angazhimit të plotë për ta zbatuar marrëveshjen nga të gjitha palët “. Agjencia e Energjisë Atomike e cila vëzhgon programin bërthamor në Teheran, ka nënvizuar se Irani është në përputhje të plotë me kushtet e marrëveshjes.

Advertisements