Breaking News

Nanci Pelosy kritikon veprimtarinë e presidentit amerikan

Nanci Pelosy, kryetare e grupit demokrat në kongresin amerikan ka kritikuar vendimin e marrëë nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Në një intervistë për BBC news, Nanci Pelosy tha se vendimet e Trump për të anuluar projektin Obamacare për siguracionet shëndetësore në Amerikë dhe vendimi i tij për të mos konfirmuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, janë veprime të palogjikshme. Hillary Clinton kandidate demokrate për president në vitin 2016 në Amerikë ka kritikuar deklaratën e fundit të Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore dhe kundër Iranit dhe ka thënë: presidenti amerikan po vë në dyshim angazhimet dhe zotimet e Amerikës kundrejt vendeve të tjera. Presidenti amerikan, pa i kushtuar rëndësi 8 raporteve të ANEA ku konfirmohet zbatimin i angazhimeve nga ana e Iranit, nuk ka konfirmuar këtë fakt me qëllim që më pas të shkatërrojë këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Advertisements