Breaking News

Larixhani: bashkëpunimi Iran-Rusi në luftën kundër terroristëve në Siri ka qenë efikas

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se bashkëpunimi Iran-Rusi ka qenë efikas në goditjen e terroristëve në Siri.

I pranishëm në takimin e unionit Ndërparlamentar që zhvillon punimet në San Petersburg të Rusisë, kryetari Ali Larixhani tha se bashkëpunimi Teheran Moskë për zgjidhjen e krizës në Siri dhe për përmirësimin e kushteve në rajonin e Lindjes së Mesme është tepër i rëndësishëm. Ai rikujtoi se njëkohësisht me goditjen që u është dhënë terroristëve brenda në Siri, në Astana kanë vazhduar bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane dhe në këto bisedime janë hedhur hapa të rëndësishëm. Bashkëpunimi Iran-Rusi mund të ketë ndikim shumë të rëndësishëm dhe rezultate pozitive dhe të mira për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare, tha në fjalën e tij Ali Larixhani gjatë qëndrimit në San Petersburg të Rusisë ku organizohet takimi i unionit Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e 150 delegacioneve parlamentare nga vende të ndryshme të botës.

Advertisements