Breaking News

Uashington Post: Trump ka nisur një rrugë të rrezikshme kundrejt Iranit

Gazeta Uashington Post shkruan se presidenti amerikan po ndjek një rrugë të rrezikshme kundrejt Iranit dhe ai synon vetëm shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore.

Uashington Post duke analizuar fjalimin anti-iranian të Donald Trump presidentit amerikan ka thënë se fjalët e Donald Trump mbi atë se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore janë të pavërteta pasi veprimtaria e Iranit është konfirmuar në 8 raporte të ANEA. Uashington post rikujton se Donald Trump po ndjek një rrugë të rrezikshëm kundrejt Iranit dhe shton se presidenti amerikan synon të shkatërrojë të gjithë trashëgiminë e lënë nga Barack Obama ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo gazetë amerikanë, shkruan se Donald Trump përkundër këshillave të asistentëve dhe konsulentëve të tij lidhur me marrëveshjen bërthamore ka kërcënuar se nëse Kongresi nuk vendos kufizime të reja kundër Iranit, ai vetë do të vendosë për largimin nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump ditën e premte në një fjalim të tij anti-iranian, nuk ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit. Deklarata e tij u kundërshtuar ashpër nga shumë vende, organe ndërkombëtare dhe qarqe mediatike dhe politike të botës.

Advertisements