Breaking News

Irani paralajmëron ndërprerjen e zbatimit të protokollit shtesë në rast të prishjes së marrëveshjes bërthamore

Kreu i AEAI, ka paralajmëruar se Irani do të anulojë zbatimin e protokollit shtesë në rast të prishjes dhe anulimit të marrëveshjes bërthamore. Deri tani Irani e ka zbatuar vullnetarisht protokollin shtesë në programin e tij bërthamor.

Ali Akbar Salehi, duke kritikuar ashpër deklaratën anti-iraniane të Donald Trump, hodhi poshtë pretendimet e tij të pabaza lidhur me inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit dhe ka thënë; Irani deri më tani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij sa i përket inspektimeve të caktuara në marrëveshjen bërthamore, mirëpo Teherani nuk vepron jashtë kornizave të kësaj marrëveshjeje vetëm për shkak të kërkesës së të tjerëve.

Presidenti amerikan ditën e premte duke ripërsëritur akuzat e tij të pabaza kundër kombit iranian nuk konfirmoi zbatimin e angazhimeve nga ana e Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe kërkon rinisjen e bisedimeve për reformimin e kësaj marrëveshjeje. Kreu i AEAI vuri në dukje se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje që mund të ri negociohet dhe tha: Pretendimet e Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe shkeljen e saj nga ana e Iranit, janë pretendime që kanë ardhur për shkak të presioneve dhe kërkesave të regjimit sionist. Salehi gjithashtu tha se Irani është në gatishmëri të plotë për tu përballur me veprimet armiqësore të Amerikës sidomos në rast të anulimit të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi; Nëse funksionarët e Republikës Islamike të Iranit, arrijnë në përfundimin se marrëveshja bërthamore nuk ka më interes për Iranin, ata do të marrin vendim për rinisjen e ciklit të pasurimit të uraniumit në gradën 20% në qendrën Fordo. Irani brenda 4 ditëve mund të vendosë në funksion ciklin e pasurimit të uraniumit në gradën 20%.

Advertisements